Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Kampioni i botës konfirmon: Është mirë për mua të ndryshoj makinë

Lewis Hamilton, kampioni i botës në fuqi në Formula 1, ka konfirmuar edhe një herë sot se mund të largohet nga Mercedes në vitin 2021. Britaniku ka ende edhe një vit kontratë me makinën Mercedes, por pas një viti ai është gati t’i thotë “lamtumirë” makinës gjermane për të kaluar te Ferrari.

“Ndonjëherë është mirë të ndryshoj makinë. Natyrisht që pas një viti do të bëj një zgjedhje edhe pse të largohesh nga një makinë kampione si Mercedes është e vështirë”, u shpreh Lewis Hamilton. Këtë vit ai fitoi titullin e 6-të kampion bote në karrierën e tij në Formula 1.

Related posts

ZYRTARE/ Gara 500 milje e Indianapolisit hap dyert për fansat e automobilizmit

Delo.autor

Mandzukic pranë largimit, tek Juventusi po kërkojnë sulmues

Sadik.Autor

ZERO MINUTA NË 9 NDESHJE/ Sarri harron se mbrojtësi Rugani është pjesë e Juventus, ja fati i tij

Delo.autor

Leave a Comment