Futboll Seria A

Inter pret Bologna-n të dielën, kërkon të shmangë me çdo kusht rekordin

Inter është akoma në kohë për t’u kthyer në Champions League pas një mungese prej gjashtë vitesh, por nëse nuk mund Bologna-n këtë të diel rrezikon të futet në librat e historisë për arsyet e gabuara. Në fakt, nuk ka ndodhur kurrë në Serinë A (domethënë nga sezoni 1929-30) që e vetmja skuadër që nuk ka rënë asnjëherë në Serinë B të mos marrë një fitore nëntë javë të njëpasnjëshme.

Kjo mund të jetë një nga pikat të cilave mund t’i mëshojë trajneri Spalleti për të motivuar një ekip që nuk fiton në kampionat që nga 3 dhjetori i kaluar. Inter duhet të kthehet nga fitorja dhe të shërohet nga “sëmundja” e barazimit, me zikaltrit që kanë marrë pesë të tillë radhazi dhe katër të fundit janë mbyllur 1-1.

Vetëm Torino (12) ia kalon Inter-it, që ka marrë në total 9 barazime në këtë kampionat. Ndër të tjera, skuadra e Spalletti-t nuk ka shënuar më shumë se një gol në katër ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi pasi në tetë të mëparshmet ka pasur një mesatare prej 2,5 golash për ndeshje.

Related posts

Përjashtimi ndaj Juventusit, ky incident nga mbrojtësi i Chievos nuk ishte parë kohët e fundit

Q.Autor

“EURO 2020″/ Bomberi Lukaku “fal” Italinë, shpërdoron rastin e artë. Spinacola bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

Seria A/ Napoli stërvitet për roveshatat, Ronaldo dhe Simy tregojnë si i shënohet Juves (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment