Futboll Seria A Sport

4 GOLA DHE 2 KARTONË TË KUQ/ Lecce-Genoa dhurojnë spektakël në Serie A (VIDEO)

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Serinë A, mes Leçes dhe Xhenoas, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-2 dhe kishte 2 kartonë të kuq.

Goran Pandev ishte ai që kaloi në avantazh Xhenoan në minutën e 31-të, ndërkaq Krishito me penallti dyfishoi dhe i dha një siguri të madhe skuadrës së tij për trepikëshin.

Por, nuk rezultoi kështu, pasi Falko ngushtoi shifrat në 1-2, me një supergol në minutën e 60-të. 9 minuta më vonë Xhenoa mbetet me 10 lojtarë, pasi Agudelo u ndëshkua me të kuq. Leçe nuk mund ta linte këtë rast dhe e shfrytëzoi më së miri, duke barazuar me anë të Tabanelit një minutë më vonë.

Ndërkaq në të e 77-tën, skuadra nga Liguria mbeti me 9 lojtarë, pasi Pandev mori kartonin e dytë të verdhë.

Tashmë, Leçe ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në vendin e 14-të, ndërsa Xhenoa mbetet në vendin e 18-të me 11 pikë.

Related posts

Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelseas

Q.Autor

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Skuadrat e elitës do të njihen me kalendarin

Delo.autor

TËRHEQJA E NJË MITI/ Numrat e pakrahasueshëm të Casillas (INFO-GRAFIKU)

Delo.autor

Leave a Comment