Futboll Sport

“ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË”/ Ish-lojtari Kukësit feston me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Feronikeli mposhti me rezultatin 5-0 A&N ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Kosovës.

Një nga autorët e golave ishte edhe ish-futbollisti i Kukësit, Zhan Karioka. Ky i fundit realizoi golin e tretë për Feronikelin, të cilin e dedikoi pikërisht për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Braziliani festoi me shqiponjë, dhe pas ndeshjes kishte një dedikim prekës për Shqipërinë, teksa në postimin e tij në “Facebook”, shkruan: “ Kjo foto është për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Një vend ku unë ka mësuar respektin, i cili po kalon një moment të vështirë.

Por unë e di që do ta kalojnë siç kanë kaluar edhe shumë të tjera sepse janë një popull luftarak. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e Bekoftë Kosovën. Forca Shqipëri.”, shkruan Karikoa.kariokaaa

Related posts

LEKU LUMË/ Ja pse Championsi do të jetë një “minierë” ari për klubet (SHIFRAT)

Isa.Autor

CUTRONE DHE ANDRE SILVA NË SHITJE/ “Kuqezinjtë” gati 55 milionë euro për yllin e Atleticos…

Delo.autor

Klopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment