Futboll Sport

FRIKA NGA TËRMETI/ Futbollisti maqedonas “divorcohet” me Kukësin! Largohet me familjen dhe kërkon…

Largimi nga Shqipëria pas tërmetit të 26 Nëntorit se ka qenë përfundimtar për futbollistin nga Maqedonia Tome Kitanovskin i cili para kësaj tragjedie natyrore luante me skuadrën  e Kukësit. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka refuzuar të kthehet në Shqipëri pasi trauma që pësoi nga ajo ditë e ka detyruar që bashkë me familjen të zhvendoset në vendlindje.

Ai ka kërkuar dokumentet përmes email-it, duke shmangur kështu çdo vizitë të mundshme në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar për Report Tv nga vetë shefi i klubit të Kukësit Jonuz Hallaqi. Pas tërmetit klubi vendosi të lërë pushim futbollistët ndërkohë që ndeshjet në kampionatin shqiptar ndeshjet u pezulluan për rreth një javë.

Por stërvitjen në fushën e blertë Kukësi e ka nisur me mungesa, pasi tashmë futbollisti maqedonas e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u ndarë nga skuadra me të cilën e angazhua në nisje të këtij kampionati.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin Veronën me përmbysje

Delo.autor

Reina: “Po të mos ishte De Laurentis, s’do të isha larguar kurrë”

Sadik.Autor

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment