Futboll Ligue 1 Sport

“SHKON I PARI DHE LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Shikoni rrugëtimin e Mbappe për ëndrrën që ai kishte (VIDEO)

Kilian Mbape është një nga lojtarët më të mirë dhe më të talentuar në botë, teksa konsiderohet si një nga futbollistët me të ardhme të ndritur.kilian mbape

Ëndrra e francezit gjithmonë ka qenë të bëhej një futbollist, dhe asnjëherë nuk u ndal për të realizuar ëndrrën e tij. Pikërisht për këtë, 20-vjeçari në bashkëpunim me “Nike” kanë realizuar një video.

Aty shihet lojtari që nga koha kur ishte i vogël dhe punonte fortë, që një ditë të kishte mundësinë të ishte një futbollist profesionist. Mbape ia arriti kësaj, pavarësisht vështirësive që kishte gjatë rrugëtimit të tij.

Momente të veçanta shihen në video, ku thuhet se talenti francez është i pari që shkon në stërvitje dhe i fundit që largohet nga ajo.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

Jo vetëm lojtarë të mëdhenj, Milani po ndjek edhe dy talente zvicerane

Sadik.Autor

Juventus “arrin marrëveshjen” me Emre Can, kontratë pesë vjeçare

Sadik.Autor

FAJIN PËR HUMBJEN NDAJ IRLANDËS E KAM UNË”/ Trajneri De Biasi: Ja pse në Shqipëri ishte më e lehtë

Delo.autor

Leave a Comment