Futboll Premier League

Conte reagon ndaj zërave për largimin nga Chelsea

Antonio Conte ka siguruar se nuk është duke menduar për asnjë moment të braktisë Chelsean, si dhe i ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin.

Humbjet e thella ndaj Bournemouthit dhe Watfordit nxitën spekulimet se Chelsea është duke e kërkuar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, për ta zëvendësuar Conten.

Por, trajneri italian e ka bërë të qartë se kurrë nuk do ta braktiste Chelsean me dëshirën e vet.

“Nuk jam duke menduar për asnjë moment largimin nga ky klub”, ka thënë Conte sot në një konferencë për mediat.

“Përkushtimi im dhe i lojtarëve është plotësisht ndaj këtij klubi”, ka shtuar ai.

Related posts

FITORJA NDAJ SHAKHTAR PËR CHAMPIONS/ Ancelotti: Fërshëllimat e tifozëve na kanë bërë mirë, sepse…

Delo.autor

Nga MAKINAT e shtrenjta te BAMIRËSITË/ Ja si i shpenzon paratë RONALDO (FOTO)

Isa.Autor

Kush e ndal Sindrit Gurin, çfarë shfaqjeje me Partizanin!

Sadik.Autor

Leave a Comment