Formula 1 Sport

LAMTUMIRË FERRARI/ Vettel nis kontaktet me makinën legjendare të Formula 1

Kontrata e Sebastian Vettel me Ferrari skadon pas një viti, ndaj 4 herë kampioni i botës ka nisur që tani të mendojë për vitin 2021. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, piloti gjerman ka nisur kontaktet me makinë britanike McLaren. Madje ka qenë vetë Vettel ai që ka kontaktuar i pari skuadrën McLaren, duke iu ofruar si pilot.

Duket se Vettel e ka kuptuar se pas një viti nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës me Ferrarin, makinë me të cilën ai nuk fitoi dot asnjë titull. Madje këtë sezon ai u klasifikua i pesti në renditjen e përgjithshme, duke u kaluar edhe nga shoku i skuadrës Charles Leclerc.

Kjo lëvizje e Vettel vjen pas zërave se te makina italiane në vitin 2021 mund të vijë Lewis Hamilton, që gjithashtu i skadon kontrata pas një viti me makinën Mercedes.

Ndërkohë edhe te McLaren kanë mbetur të habitur nga kjo lëvizje e pilotit, por janë gati të negociojnë, duke qenë se bëhet fjalë për një nga pilotët më të mirë në qarkullim. Te makina britanike aktualisht janë dy pilotë të rinj, Carlos Sainz dhe Lando Norris.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia mposht Çekinë falë golit të Sterling dhe gradohen në vendin e parë

Delo.autor

Manuel Locatelli: Pas Veronës do të mendojmë për finalen e Kupës Italisë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment