Futboll Sport

BARCELONA NDALET NGA SOCIEDAD/ Griezmann dhe Suarez nuk mjaftojnë

Është mbyllur 2-2 ndeshja mes Real Sociedad dhe Barcelonës në “Reale Arena”

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Real Sociedad, duke barazuar 2-2 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Reale Arena”, raporton Gazeta Express.

Për 90 minuta, si vendasit, ashtu edhe mysafirët, krijuan raste të mira shënimi duke bërë lojë të bukur, por e dërguan vetëm nga dy herë topin në rrjetat kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll 1-1 me golat e Mikel Oyarzabal, në minutën e 12-të dhe Antoine Griezmann në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, për Sociedadin golin e gjeti Alexander Isak 62’, kurse për Barcelonën Luis Suarez 47’.

Barça tani ka një pikë më shumë se Real Madridi, që do të presë se çfarë do të bëjë të dielën mbrëmë rivali, i cili do të përballet me Valencian në ‘Mestalla’

Related posts

POGBA MOHON DHE ZBULON GJITHÇKA/ Nuk jam penduar për atë që kam bërë

Isa.Autor

(FOTO) Këto janë 10 skuadrat që shpenzuan më shumë gjatë merkatos së janarit

Q.Autor

“SHPRESOJ TA KTHEJ ME REZULTATE”/ Trajneri Edy Reja: Hysaj është i zoti, të jep…

Delo.autor

Leave a Comment