Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ferrari me 3 makina për të mundur Mercedes në sezonin 2020

Kjo do të jetë një periudhë e ngjeshur me punë për Ferrarin, në përgatitjet për sezonin 2020 të Formula 1. Sipas mediave italiane, drejtuesit e “kokëkuqes” do të përgatisin 3 tipe të ndryshme makinash (telajo) për testet dimërore që do të zhvillohen në shkurt.

Mësohet se dy tipet e para të makinave do të testohen në pistën e Montmelo, në testet që do të zhvillohen fillimisht më 19-21 shkurtit dhe më pas më 26-28 shkurt. Ndërsa tipi i tretë i telajos do të testohet më herët, në testet e gomave Pirelli.

Ferrari ka bërë me dije se prezantimi i makinës së re do të kryhet më 11 shkurt.

Related posts

JAVA E 15-TË/ Katër sfida në të njëjtin orar, Superiorja kulmon me derbin Partizani-Tirana. Ja axhenda e plotë…

Delo.autor

“DIGA E MESFUSHËS”/ Busquets rinovon me Barcelonën me klauzolë të çmendur

Isa.Autor

Mancini: Balotelli kapiten? E përcakton rregullorja!

Sadik.Autor

Leave a Comment