Formula 1 Sport

IDETË E REJA TË FORMULA 1/ Jean Todt kundër: Kjo gjë është e tepërt për pilotët

Jean Todt, presidenti i FIA-s (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka folur sot për idetë e reja të pronarëve të Formula 1, për të shtuar numrin e garave. Ai ka kundërshtuar idenë për të çuar numrin e garave në 25, duke deklaruar se maksimumi duhet të jenë 22 gara.

“Një kalendar me 25 gara është i tepërt për Formula 1. Mendoj se ky është një proces shumë i gjatë dhe duhet durim. Ndaj, ne duhet të përqendrohemi te struktura aktuale, ajo me 22 gara, më e përballueshme edhe për pilotët”, u shpreh Jean Todt, që mbështet pilotët.

Liberty Media, kompania që zotëron aksionet e Formula 1, kërkon të rritë numrin e garave, duke u përhapur në pista të reja përveç atyre aktuale. Në rast se kjo gjë nuk ndodh ka gjasa që nga cirkuiti të largohen shumë pista legjendare, që nuk përballojnë dot kostot.

Related posts

REAGON MBI STADIUMIN E KUKËSIT/ FSHF: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Delo.autor

BLLOKIMI I MERKATOS NGA “CAS”/ Çështja “Çinari”, ja shpresa e fundit për Partizanin

Delo.autor

“ATALANTA KA QENË NJË MAKTH”/ Rrëfimi tronditës i Piccini: Më kanë bërë të ndihem si invalid

Delo.autor

Leave a Comment