Futboll La Liga Sport

ACARIMI VIDAL-BARCELONA PAS “EL CLASICO”/ Agjenti i mesfushorit takim me drejtuesit e klubit për…

Sot mund të jetë një ditë kyçe për të ardhmen e Arturo Vidalit. E kanë menduar dhe shkruar në Barcelonë një ditë pas “klasikes” që ka parë kilianin në fushë vetëm në një fragment të pjesës së dytë.

Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, menaxheri i mesfushorit, Fernando Feliçeviç, ka programuar një takim me drejtuesit e klubit spanjoll për të saktësuar situatën dhe për të kuptuar nëse ka ende hapësira për klientin e tij.

Vidal në krahun e tij e di se tek Antonio Konte do gjejë gjithmonë një person që e adhuron dhe Feliçeviç do përpiqet të kuptojë se me cilat kushte Barça është e gatshme ta lërë të lirë lojtarin: momentalisht mendohet se vlerësimi qëndron mes 20 dhe 25 milionë eurove; për sa i përket formulës spanjollët pretendojnë shitjen e menjëhershme, zikaltrit huazimin.

Related posts

Milan/ Dëgjo menaxherin e talentit Cutrone, lojtarin e duan shumë klube

Sadik.Autor

Frank Lampard zbulon ekipin më të mirë në botë

Q.Autor

DUELI RONALDO – MOURINHO/ Ja çfarë qëndron mbrapa antipatisë reciproke

Isa.Autor

Leave a Comment