Futboll Sport

“EFEKTI MOURINHO/ Zgjat kontratën me Tottenham mbrojtësin belg…

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin belg, Toby Alderweireld.

30-vjeçari ishte futur në vitin e fundit të kontratës në kryeqytetin anglez dhe kërkesat për të ishin të mëdha. Megjithatë, mbërritja e Jose Mourinho te “gjelat” bindi Alderweireld për të firmosur deri në qershor 2023.

Qendërmbrojtësi ishte kthyer në objektivin e shumë skuadrave, me Romën që dukej në “pole-position” për shërbimet e tij. Pas qëndrimit të Anderweireld, Mourinho ka detyrën e vështirë, bindjen e mesfushorit të talentuar, Christian Eriksen.

Danezi, ashtu si belgu është në fundin e kontratës në “Tottenham Stadium”, por kërkesat për ta janë të mëdha dhe e ardhmja mund të vendoset që në janar.

Related posts

Dalipi largohet nga Partizani? Tekniku thotë fjalën e fundit në rrjetet sociale (FOTO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Monreal i “magjishëm”, Arsenal shënon golin e parë të sfidës

Q.Autor

“UEFA” REFUZON “APELIN”/ Bayern Munitch e konfirmon, Muller do të mungojë ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment