Futboll Seria A Sport

EKIPI ITALIAN THYEN ÇDO REKORD/ 979 afrime lojtarësh brenda 10 vitesh, ja cili është (FOTO)

Dalëngadalë po i vjen fundit dekadës së 202-të dhe sajti i specializuar për merkaton, “Transfermarkt” ka publikuar disa statistika mjaft interesante. Për sa i përket futbollit në Itali, në dekadën që po shkon drejt fundit, Parma ka thyer çdo rekord.

Ekipi nga “Tardini” ka vendosur një rekord për lojtarët e afruar në klub gjatë kësaj dekade, që janë plot 979. Po, e keni lexuar mirë, 979 lojtarë të afruar brenda 10 vitesh. Diferenca me vendin e dytë është një hendek pafund, pasi Genoa ka afruar 338 lojtarë më pak, pra në total 641 lojtarë.

Më pas, vjen Atalanta me 603 lojtarë, Chievo me 599 dhe pesëshen e parë e mbyllin kampionët e Serie A, Juventus me 543 lojtarë të afruar. Inter bën pjesë në këtë renditje gjithashtu, me zikaltrit që janë të shtatët me 522 lojtarë.

Related posts

CR7 URREN TË DALË I DYTI/ Shikoni çfarë bën Ronaldo pas disfatës ndaj Lazios (VIDEO)

Delo.autor

Bayern-Dortmund, në Gjermani luhet finalja e parakohshme

Delo.autor

EURO 2020/ Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë “Luanëve”, ja skema

Delo.autor

Leave a Comment