Futboll Seria A Sport

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Sulmuesi Borini gati të largohet nga Milan, ja ku do të transferohet…

Fabio Borini nesër do të shijojë për herë të fundit grumbullimin me Milanin, pasi me shumë gjasa viti i ri do ta gjejë në një ekip të ri. Sulmuesi është gati të largohet nga kuqezinjtë,pasi që me ardhjen e Piolit nuk ka zbritur më kurrë në fushë.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit. Duke folur për “Radio Rossonera”, Roberto De Fanti ka shpjeguar: “Fabio nuk është më i lumtur, por situatën në ekip e ka kuptuar. Jemi në bisedime me klubin për të gjetur një zgjidhje. Në Itali apo Angli nuk e dimë akoma, por zgjidhjet nuk na mungojnë. Sigurisht, shpresonim që aventura te Milani të zgjaste më tepër, por pas 75 prezencash në dy sezone, këtë vit situata ka ndryshuar”.

Related posts

PEZULLOHET MESSI/ Akuzonte “Copa America” se janë të korruptuar, ja dënimi që merr

Delo.autor

“TOPI I ARTË” PO AFRON/ Kampionët kërkojnë të “rrëzojnë” RONALDON nga “FRONI”

Isa.Autor

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, trajneri i Australisë jep lajmin e dhimbshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment