Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër e luftuar, ku nuk munguan rastet e shumta të shënimit si dhe kartonët e kuq.

bandicam 2019-12-22 16-02-47-816

Korçarët e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit Bruno Dita, i cili realizoi në minutën e 32-të me kokë, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit barazuan shifrat në minutën e 58-të, me anë të mesfushorit Rroca.

 

bandicam 2019-12-22 16-00-28-150

Skënderbeu u detyrua të luante gati 30 minuta me 1 lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të mesfushorit Asion Daja. Me barazimin e sotëm, Kukësi kryeson kampionatin me 31 pikë, duke u shpallur kampion dimri, ndërkohë që korçarët janë ngjitur në kuotën e 21 pikë, duke mbajtur vendin e 8-të.

Related posts

RISIA/ Penalltitë pritet të ndryshojnë: Nëse portieri grushton topin, ja çfarë do ndodhë

Isa.Autor

KAOS NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Koronavirusi çon klubin e njohur në ligën e tretë

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment