Futboll Sport

PLAS TE KLUBI I SERIA A/ Trajneri serb kapet me ish mesfushorin e Interit (FOTO)

Fitorja nuk qetëson aspak situatën te Bologna. Skuadra nga Emilia-Romagna fitoi me shifrat 3-2 në transfertën e Lecce, por kjo duket se nuk vlen.

Diçka të tillë e konfirmon kjo përplasje mes trajnerit, Sinisa Mihajlovic dhe mesfushorit të tij, Gary Medel. Ndëshkimi me karton të verdhë i kilianit ka revoltuar serbin, i cili doli në fushë për të qetësuar lojtarin e tij, por situata më pas u përshkallëzua.

Ish mesfushori i Interit reagoi dhunshëm dhe sulmoi Mihajlovic.

Sinisa i pëlqen të ndez shkëndijat. Këtë herë, ai e bëri atë me Medel, i cili është lojtari më i nxehtë në skuadër. Tani gjithçka ka kaluar dhe të dy po sqarojnë gjërat në dhomat e zhveshjeve,” tha ndihmësi i Mihajlovic, Emilio de Leo.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton kundër skuadrës: Nuk dua të humbas për faj të strategjisë

Delo.autor

Çmenduria e Vinicius, dhuron spektakël në fushën e blertë

Q.Autor

AKUZA PËR DOPING/ Çfarë është “Dexamethasone”: Substanca që po rrezikon karrierën e Ramosit

Isa.Autor

Leave a Comment