Futboll Sport

E DI MENAXHERI IM/ Vidal: Nuk shqetësohem për merkaton

Arturo Vidal mbetet objektivi kryesor i Interit në merkaton dimërore.

Sapo ka mbërritur në Kili për të festuar Krishtlindjet, iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për atë që do të ndodhë me të në të ardhmen e afërt.

“Këtë temë ia kam lënë një personi tjetër, që është menaxheri im. Unë nuk shqetësohem fare, aq më tepër në këtë periudhë fetash. Unë jam i qetë dhe i lumtur te Barcelona, kur të kthehem, të shohim çfarë do të ndodhë”, theksoi mesfushori.

Më e rëndësishmja për 32-vjeçarin është të luajë në vazhdimësi, për të qëndruar në nivele të larta.

“Shpresoj të qëndroj gjatë në Europë. Jam afër shifrës së 100 golave dhe jam shumë i lumtur për këtë. Roli im te Barcelona? Nuk jam unë ai që vendos nëse do të luaj ose jo, e bën trajneri këtë detyrë, por njerëzit shohin e kuptojnë dhe kjo më lejon të jem i qetë. Do të vijoj të shfrytëzoj çdo mundësi për të luajtur, sepse është ajo që më shumë dua. Shpresoj t’i fitoj trofetë që na presin”, tha Vidal.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Erkand QERIMAJ: Kujtohen për ne vetëm kur fitojmë MEDALJE. Në BOTËROR synoj…

Isa.Autor

PIOLIT I BUZËQESH FATI/ Ibrahimoviç gati për sfidën me… Liverpulin

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Pas ndërhyrjes së “VAR”, talenti Son rihap sfidën ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment