Futboll Sport

STEFANO PIOLI “I SHKRUAN” BABAGJYSHIT/ Ja tre DHURATAT që dua për vitin 2020

Pjesa e parë e sezonit për Milanin nuk përfundoi shumë mirë duke marrë si “dhuratë” një humbje 5-0 ndaj Atalantas.

Ky rezultat ka rënë si bombë në supet e Stefano Piolit i cili shpreson që viti 2020 të jetë më i mirë për të dhe skuadrën kuq e zi.

Meqënëse jemi dhe në ditën e Krishtlindjeve tekniku italian kërkon të gjejë “3 dhurata” poshtë pemës për sezonin e ri.

Dhurata e parë dhe më e lakmuara nga Milani mbetet gjithmonë sulmuesi shtatlartë Ibrahimovic.

38 vjeçari mbetet sërish një prej sulmuesve më të rrezikshëm që ka njohur Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Pioli është e përbërë nga shumë lojtarë të rinj dhe me potencial por që ende nuk e kanë shprehur atë në fushë.

Italiani beson se Milani do të jetë një tjetër skuadër nëse emra si Paqueta apo Bennacer do të zhvishen nga negativiteti që i ka zënë, atëherë skuadra do të ketë një fytyrë tjetër.

Ndërsa dhurata e fundit që shpreson të marrë Pioli është një “alarm” zgjimi për Suson i cili ka qenë në qetësi gjatë pjesës së parë të sezonit.

Nëse një lojtar kyç si ai nuk është në formë të mirë padyshim që edhe skuadra nuk do të funksionojë ashtu siç duhet.

Kaq kërkon tekniku italian për pjesën e dytë të sezonit.

Related posts

VIJON PËRFORCIMET NË MERKATO/ Partizani arrin akordin me mesfushorin 20-vjeçar…

Delo.autor

Spalletti i drejtpërdrejtë: Interit i mungon cilësia

Q.Autor

LËSHON DEKLARATËN EPIKE/ Trajneri Klopp: Do të humbisja të gjithë pasurinë nëse vendos bast për…

Delo.autor

Leave a Comment