Futboll Seria A Sport

NË PRITJE TË PREZANTIMIT TEK MILAN/ Flet Ibrahimovic si “Kuqezi”: Do të “luftoj” me ekipin për…

Zlatan Ibrahimoviç sapo ka mbërritur në Milano. Shtatlarti suedez do të luajë për “Djallin” që nga viti 2020.

Sapo ka vendosur këmbën në qytetin italian, suedezi tha fjalët e para si futbollist kuqezi duke deklaruar se do të luftojë deri në fund për të ndryshuar rrjedhën e gabuar të sezonit të 7-herë kampionëve të Europës.

“U ktheva te një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe këtë qytet e adhuroj pa fund. Do të luftoj bashkë me shokët e skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur objektivat tona”, flet 38-vjeçari.

ibraaa

Mësohet se Ibrahimoviç do të mbajë fanelën me numrin 11, duke mos ndryshuar gjë nga para 7 viteve të fundit.

Pas pak do të bëhet dhe prezantimi i tij si futbollist i Milanit.

 

 

Related posts

Xhaka në “kundërsulm” ndaj Federatës Zvicerane: 60% e skuadrës është e huaj

Isa.Autor

E BUJSHME/ Nga futbollist në investitor, Luis Suarez bëhet me klub të ri

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Europiani U-17, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit turneun e shtëpisë

Delo.autor

Leave a Comment