Futboll

rëfehet tifozi që anuloi golin e Partizanit: Doja të respektoja Trashin, kërkova falje

Në minutën e 13-të të takimit Partizani-Luftëtari është regjistruar një rast i çuditshëm, kur një tifoz hyn në fushë dhe shtrin një fanellë të kuqe në fushë. Pikërisht, bëhet fjalë për tifozin Dashamir Cara, i cili ndodhej brenda rrethimit, pasi si zakonisht, në ndeshjet brenda shoqëron të birin invalid, që është tifoz i Partizanit. Me atë veprim, tifozi anuloi pikërisht golin e lojtarit, të cilin ai deshi ta respektojë, Lorenc Trashi.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, tifozi tregon arsyet që e çuan në hyrjen në fushë, si dhe pendesën për veprimin që bëri. Ai pohoi se ka qarë për atë veprim, që solli anulimin e golit dhe ndaj u ka kërkuar falje të gjithëve tifozëve. Dashamiri tregon edhe bisedimet që pati me policët, si dhe hedh poshtë zërat se ka qenë i pirë kur e ka kryer veprimin.

Dashi, mund të na sqaroni arsyen e hyrjes suaj në fushë, ku vendosët fanellën e Lorenc Trashit. A kishte ndonjë domethënie?

Hyrja ime ishte instiktive dhe e bëra në shenjë respekti për Lorenc Trashin. Dihet që unë kam një fëmijë me probleme, invalid, Leonel, i cili është bërë një personash për tifozët e Partizanit dhe lojtarët. Ai më ka respektuar djalin dhe instinktivisht më erdhi që të vë në fushë fanellën e tij, që ia kishte dhënë djalit pas fitores me Lushnjën.

tifozi

A ju vjen keq për Trashin se, pikërisht me atë veprim që bëtë, ju i anuluat golin që shënoi në atë moment?

Jo më vjen keq, por kam qarë më pas për atë gjë. Mua më nxorën jashtë në pjesën e dytë dhe nuk munda t’i kërkoj falje direkte. Madje, u kam kërkuar falje edhe gjithë tifozëve të Partizanit, pasi nga emocionet i anulova një gol të Trashit.

Pra, ka qenë një veprim instiktiv, jo i paramenduar?

Jo, jo. Nuk ka qenë e paramenduar. Thjesht e bëra në shenjë respekti të veprimit të Lorencit, i cili më dha bluzën për djalin me probleme shëndetësore. Në atë ndeshje me Lushnjën, që ishte shumë ftohtë dhe binte borë, nuk e mora djalin me vete, por Trashi erdhi te tribuna dhe më dha fanellën për Leon.

A mund të na sqaroni se çfarë ndodhi më pas me policët që të rrethuan?

Ata erdhën dhe më thanë që të dal përjashta. Por, arrita që t’i bind dhe u tregova arsyet. Për të evituar keqkuptimet, vendosa dorën te goja dhe u thosha që të më linin dhe u dhashë besën se nuk bëj asnjë gjysmë metri përpara. U betova atyre se po mora një tentativë tjetër, përjetësisht nuk do të hyja më në stadium. Edhe ata u zbutën, por pasi dola të marr nga një shishe ujë për fëmijët, në pjesën e dytë nuk më lanë më të hyja në stadium.

tifoz

Pas ndeshjes u fol se ju ishit i pirë dhe ndaj e bëtë atë veprim…

Për Zotin, jo! Si mund të kem qenë i pirë me dy fëmijë të vegjël për dore, aq më shumë me një fëmijë invalid në karrocë. Nuk ka kuptim kjo që paskan thënë. Mbase e kanë nxjerrë për të justifikuar veten e tyre.

Related posts

BARCELONA-BETIS/ Sulmuesi Dembele shkund trekëndëshin me një “PREDHË” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

COPA AMERICA/ Argjentina u kualifikua në çerekfinale, Messi ka ankesa

Delo.autor

21-VJEÇARI VAZHDON TË SHKËLQEJË TEK MILAN/ Mesfushori Benaser ka “harruar” kartonët

Delo.autor

Leave a Comment