Futboll Seria A Sport

NË KRIZË TË MADHE EKONOMIKE/ Flet drejtuesi i klubit italian: Të largohet kush nuk do të qëndrojë, por…

Klubi i njohur i futbollit italian Katania ndodhet në pikën më kritike të historisë së saj.

Përveç rezultateve të dobëta në kampionat, klubi kuqeblu ndodhet në vështirësi të madhe ekonomike, aq sa është detyruar të pranojë publikisht se çdo lojtar që nuk mundet të qëndrojë, mund të zgjedhjë një ekip të ri.

Në një komunikatë zyrtare drejtuar lojtarëve dhe stafi teknik, drejtuesit e klubit konfirmojnë se nuk do të ketë shpërbërje totale të ekipit, pasi do të ketë përforcime gjatë merkatos së janarit.

Skuadra luajti për shumë vite në Serinë A, por menaxhimi i keq i klubit çoi në rënien drastike. Sot, Katania ndodhet në kategorinë e tre të futbollit italian, 21 pikë larg vendit të parë, që i lejon të ngjiten në Serinë B.

800px-Curva_Nord_di_Catania

“Përballë rezultateve negative, për lojtarët që janë nën kontratë, por që nuk kanë luajtur, mund të largohen drejt skuadrave të tjera. Klubi jonë nuk i ka fshehur kurrë problemet ekonomike, një pjesë e të cilave kanë ardhur për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite që ka ndikuar dhe në rezultatet e Serisë C.

Nuk është planifikuar për shpërbërje të ekipit. Futbollistët që nuk mund të garantojnë se do të qëndrojnë te Katania do të zëvendësohen me emra të tjerë. Të ardhurat nga shitja e biletave është reduktuar ndjeshëm në vitin e fundit”, shkruhet në letrën e hapur të klubit të Katanias.

Related posts

REAGIMET EPIKE TË SIMEONES/ Shikoni si tallen 2 futbollistët e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Spektakël golash në Lisbonë, Benfica dhe Ajax bëjnë “paqe” në aktin e parë

Delo.autor

RONALDO IDHULL I SUPER TALENTIT TË ATLETICOS/ Jao Felix: Ai është një kapiten i shkëlqyeshëm sepse…

Delo.autor

Leave a Comment