Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Portieri Perin gati të largohet nga Juventus, kërkon kalimin tek…

Matia Perin është gati t’i japë lamtumirën Juventusit dhe pritet të rikthehet në skuadrën ku ka rënë në sy, Xhenoan.

Portieri bardhezi nuk ka gjetur veten në asnjë moment që nga vera e vitit të shkuar, kur u bashkua me kampionët e Italisë.

“Gazzeta Dello Sport”, raporton se Perin kërkon të rikthehet te Xhenoa në formë huazimi, me qëllimin e vetëm që të marrë sa më shumë minuta dhe të mos humbasë Europianin e vitit 2020 me Kombëtaren italiane.

Perin kur u bashkua me Juventusin, u cilësua si Bufoni i ri, por në asnjë moment nuk arriti dot të mposhtë konkurrencën e Sheznit, që tashmë është titullar te “Zonja”.

Related posts

E FUNDIT: Karatistët e Kosovës s’lejohen të hyjnë në Serbi

Sadik.Autor

Martin Odegaard do të kthehem tek Real Madrid në fund të sezonit

Sadik.Autor

De Gea me çdo kusht te Reali, 2 lojtarë dhe para ‘cash’ për United

Q.Autor

Leave a Comment