Basketball Sport

BASKETBOLL PËR FEMRA/ Trajneri denoncon skandalin e vitit: Presidenti, seks të shfrenuar me…

Në Rumani konsiderohet si skandali i vitit dhe ka ndodhur në klubin e basketbollit të femrave ICIM Arad. Stacey Nolan, trajneri amerikan i cili e ka drejtuar këtë skuadër gjatë sezonit 2016-2017, ka bërë të ditur se president i skuadrës Marcel Urban ka pasur marrëdhënie me dy lojtare.

Në vitin 2017, kur tekniku amerikan u largua nga klubi, nuk kishte pranuar që të prononcohej mbi arsyet e këtij largimi. Arsye të cilat i ka bërë të ditura tashmë për mediat rumune. Trajneri Nolan është shprehur se një e besuar në klub, e kishte informuar për një marrëdhënie treshe dhe intensive ndërmjet presidentit dhe dy lojtareve, emrat e të cilave janë Brankica dhe Adela.

Brankica-Hadzovic

“Duket e pabesueshme, por në një moment kur i bëra të ditur se njërën prej lojtareve nuk do ta aktivizoja për një ndeshje më kundërshtoi menjëherë.

urban_3_0

Për mua ishte e qartë se presidenti dhe këto dy lojtare kontrollonin ekipin dhe se kishin marrëdhënie së bashku. Mendoj se trajnerët nuk duhet të futen në raporte intime me lojtaret apo drejtuesit, pasi krijohet një atmosferë e papërshtatshme, për të punuar normalisht”, deklaroi tekniku amerikan.

Related posts

LARGIMI I PAPRITUR/ Klubi i njohur në futbollin shqiptar mbetet pa trajner

F.autor

“MENDOJA SE ISHTE I INTER”/ Costacurta s’ka dyshime: Kjo është goditja më e mirë në merkaton italiane

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ “Dhimbje koke” për trajnerin Ndreu, Kastrioti me probleme dëmtimesh

Delo.autor

Leave a Comment