Futboll La Liga Sport

REAL MADRID I OFRON RINOVIMIN/ Ylli Benzema mund ta mbyllë karrierën në…

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Realit të Madridit. Drejtuesit e Los Blancos kanë nisur nga puna për të vazhduar bashkëpunimin me Karim Benzema. Sipas lajmeve që raporton AS, sulmuesi francez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual.

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023 kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit. Pavarsisht moshës në dy sezonet e fundit Benzema ka treguar që është një pikë referimi në sulmin e Realit teksa ka arritur të shënojë edhe 46 gola.

Related posts

E PABESUESHME/ Vetëm 4 minuta në fushë, mesfushori Eriksen ndëshkon Crotone-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Neymar ka frikë për Botërorin, te Brazili e sjellin dhe largojnë me…

Sadik.Autor

DERBI KARIKON “DEMAT”/ Lerda: Gati të rrëmbejmë kreun (FOTO)

Delo.autor