Futboll Seria A Sport

PAS RIKTHIMIT TË IBRAHIMOVIC/ Milan nxjerr në shitje dy yjet, por askush nuk i do

Milani zyrtarizoi marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovicin, por ekipi i “Djallit” do të ketë merkato dhe në dalje. Dy emrat që përfliten më shumë janë ata të Ricardo Rodriguezit dhe Susos. I pari nuk ka minuta, pasi Theo Hernandez po luan dhe do largimin. Watfordi ka shfaqur interes për të, por vetëm në formë huazimi. Milani nuk e pranon diçka të tillë. Kuqezinjtë duan ta shesin pa të drejtë kthimi.

Emri tjetër që ka dalë në listë është ai i Susos. Sulmuesi kërkohet nga Sevilla, por marrëveshja mes palëve mungon. 40 milionë euro është klauzola e lirimit për lojtarin. Milani kërkon të arkëtojë shifrën që në janar, por spanjollët nuk duan ta blejnë. Dy futbollistët janë me valixhe në duar, por ende nuk e kanë kaluar pragun e derës.

Related posts

PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri i lumtur: Do jap gjithçka për këtë klub… (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2024/ 4 skuadra në garë për 1 trofe, njihuni me rrugëtimin dhe veçoritë e secilës prej tyre

F.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Thomas Strakosha i jashtëzakonshëm! I treti në Europë për…

Delo.autor

Leave a Comment