Futboll Kategoria Superiore Sport

DËSHTOI TEK KUKËSI/ Ja sa pagoi klubi kroat për sulmuesin 22-vjeçar

Sulmuesi i Shpresave të Kosovës, Marlind Daku u transferua me bujë 2 sezone më parë nga skuadra e Llapit të Podujevës drejt Osijekut në Kroaci.

Daku nuk arriti të binde drejtuesit e klubit kroat, për tu bërë pjesë e skuadrës së parë, teksa këta të fundit vendosën ta huazonin futbollistin te Kukësi për një sezon, por edhe në Kategorinë Superiore, sulmuesi nuk gjeti shumë hapësira teksa do të rikthehet sërish në Superligën e Kosovës. Daku u shit nga Llapi për në Kroaci dhe presidenti i klubit kosovar zbulon edhe shifrën për të cilën Osijek pagoi për të.

mirlind daku

“Klubi i Llapit ka fituar 60,000 euro nga shitja e Mirlind Dakut, si dhe zotëron 15% të kartonit të futbollistit. Në çdo shitje të tij në klubet evropiane ne do ti marrim 15% të parave”, deklaroi Batatina.

Related posts

NIS FAZA PËRGATITORE TEK REAL MADRID/ Hazard prezantohet me Zidane dhe shokët e skuadrës

Delo.autor

Klauzolë mbresëlënëse/ Zbulohen termat financiarë të transferimit të Malcom tek Barcelona…

Isa.Autor

Tifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Sadik.Autor

Leave a Comment