Boks MMA Sport

2020 VITI I SURPRIZAVE/ Dana White jep detajet e rikthimit të Mayweather

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Floyd Mayweather do të rikthehet të duelojë në vjeshtën e këtij viti. Boksieri i pamposhtur në ring, 50 fitore e 0 humbje, u tërhoq tri vite më parë, por ka vendosur të rikthehet sëish aktiv.

Dana White u shpreh se Mayweather do të duelojë ndaj një sportisti të arteve marciale mikse, pa bërë të ditur emrin e tij dhe datën e saktë të kësaj sfide. “Mendoj se gjatë pranverës do të takohem me Al Haymon, menaxherin e Floyd dhe do të bisedojmë për këtë rikthim”, tha Dana White.

“Bëhet fjalë për një rikthim në vjeshtën e këtij viti. Floyd do të thotë shumë fitime për të dhe ne, ndaj do të organizojmë diçka të madhe”, u shpreh më tej presidenti i UFC-së. Këtë vit, Floyd Mayweather do të jetë 43-vjeç, por duket ende i etur për të lënë gjurmë në sport.

Related posts

“RICE PO PRET AKOMA ME DORËN NGRITUR”/ Festimi i Anglisë tek goli i parë ndaj Shqipërisë bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

44 VOTA PRO/ Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

F.autor

FESTON 111 VJETORIN/ Interi përjashton Icardin nga historia e klubit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment