Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS VRULLSHËM ME PËRFORCIMET/ Bylis arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Tiranës…

Dorian Kërçiku është lojtari më i ri Bylisit. Ballshiotët me këtë afrim kanë nisur vrullshëm merkaton e janarit, duke sjellë në skuadër një lojtar që ka luajtur më parë me Tiranën.

dorian kerciku

Kërçiku është një lojtar më eksperiencë, që pritet të ndihmojë së tepërmi skuadrën ballshiote në objektivin që ka për të kapur kupat e Europës.

Ka qenë vetë klubi i Bylisit, që ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook” lajmin, madje ka paralajmëruar edhe surpiza të tjera.

Kujtojmë se Dorian Kërçiku shpalli “divorcin” me Tiranën pas 6 vitesh e 4 muajsh. Ka qenë vetë lojtari që e kërkoi largimin dhe pas disa ditësh intensive me negociata, bindi presidentin Refik Halili që t’i japë letrat. Ky i fundit ka qenë kundër dhe është munduar t’ia ndërrojë mendjen, por nuk ia ka dalë.

‘Panorama Sport” disa ditë më parë raportoi se lojtari ka falur rroga, për të fituar lirinë. Bëhet fjalë për të paktën 3 paga mujore, që kapin shifrën e afro 10 mijë eurove. Vlen të saktësohet se kontrata i skadonte më 30 qershor 2020, ndërsa rinovimin e fundit e bëri gati dy sezone më parë (më 18 korrik 2018).

Related posts

BËJNË NJË TJETËR GODITJE “KUQEZINJTË”/ Leonardo kërkon shërbimet për sulmuesin francez…

Delo.autor

VENDIMET PËR PARREGULLSITË / Disiplina publikon masat ndaj ekipeve. Ja gjobat dhe dënimet

Delo.autor

LIVE/ Naingolan barazon për Interin. Ja rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment