Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ INTER/ Flet Gattuso: Nuk është derbi, ja këshilla ime për ekipin

Napoli do të presë Interin nesër në mbrëmje, në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave të kampionatit italian, ndërsa trajneri Genaro Gattuso doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi kundërshtarin dhe kërkoi përqendrim maksimal nga të tijtë.

“Luajmë përballë një skuadre shumë të përgatitur fizikisht, që ushtron një futboll cilësor dhe intensiv dhe që drejtohet nga një trajner i madh, ndaj duhet të bëjmë kujdes e të jemi maksimalisht të përqendruar për t’ia dalë. Skuadra duhet të mësojë të vuajë në fushë, pasi vetëm kështu mund të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli”, deklaroi Gattuso.

Napolitanët do të vijnë me mungesa në këtë takim, pasi nuk do të jenë të gatshëm Dries Mertens, Maksimovic e Koulibaly, ndërsa në dyshim është edhe mesfushori Fabian Ruiz, por Gattuso ndihet i qetë dhe besimplotë për një paraqitje të mirë.

“Mertens ka një dëmtim dhe u nis drejt Belgjikës me lejen tonë, për t’u trajtuar nga një mjek të cilit ai i beson, ndërsa Koulibaly tentoi rikuperimin, por nuk duam ta rrezikojmë. Në qendër do të luajë Luperto, por mund të aktivizohet edhe Di Lorenzo. Në mesfushë ka pak dyshime mbi Fabian Ruiz, por kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën”, deklaroi tekniku i Napolit.

Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist Gattuso ka qenë pjesë e Milanit dhe ndaj Interit është si një lloj derbi për të, por vetë tekniku thekson me krenari se është trajner i Napolit dhe se nuk bëhet fjalë për një derbi.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndalen Kampionët e Superiores, ndajnë pikët me Kastriotin

Delo.autor

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Delo.autor

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment