Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Emre Xhan pranë kalimit në Gjermani, ja ekipi i interesuar

Emre Can është gjithmonë e më pranë largimit nga Juventusi. Mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit dhe me mundësinë e parë të mirë, ai do të shitet që në merkaton e janarit.

Siç raporton “Tuttosport”, së fundmi Bajerni ka shfaqur interes për lojtarin e Juves, i cili është i pakënaqur te “Zonja”.

Nga ana tjetër Juventusi, ka idenë që të tentojë mesfushorin spanjoll të bavareëze Tiago Alkantarën, i cili është edhe ai në dalje nga kampionët e Gjermanisë.

Çdo gjë është në kuadrin e ideve dhe nuk ka asnjë lëvizje zyrtare nga skuadrat deri më tani, që po japin shenja se nuk do të qëndrojnë duarkryq në merkaton e janarit.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ Zidane është i pathyeshëm në “Camp Nou”, ja arsyeja

Delo.autor

Luftëtari-Laçi/ Vendasit ushtrojnë presion, Abazajn e ndal traversa

Sadik.Autor

KALOI NJË PENGESË TË VËSHTIRË DREJT TITULLIT/ Guardiola: Në këtë moment të sezonit, rëndësi kanë…

Delo.autor

Leave a Comment