Futboll Sport

LUKAKU “GROPOS” NAPOLIN/ Interi rrëzon Juven nga froni i Serie A

Interi ka koleksionuar një fitore karakteri ditën e sotme kundër Napolit në transfertë.

Zikaltrit kanë mundur të kaltrit në “San Polo” me rezultatin 1-3 falë dopietës së Lukakut dhe finalizimit të Lautaro Martinez.

Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të. I njëjtë autor dyfishoi rezultatin në minutën e 33, pas një gafe të portierit Alex Meret. Në fund të pjesë së parë Napoli ngushtoi shifrat me sulmuesin Milik. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e tretë pas një topi të ngelur vakant në zonë.

Me këtë fitore të arritur në javën e 18-të të Serie A, Interi ngjitet sërish në krye të kampionatit me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi por me nje golavarazh më të mirë se bardhezinjtë.

 

Related posts

Gerrard BESON tek Eros Grezda: Vjen nga dëmtimi, do të bëjë më mirë

F.autor

E BUJSHME/ Inter mendon për të ardhmen, “pikas” 16-vjeçarin shqiptar

Delo.autor

BYLISI SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët përmbysin Kukësin dhe i shkakton humbjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment