Futboll Sport

NUK ËSHTË TITULLAR PREJ 6 VITESH/ Manchester City duhet të paguajë 80 milionë euro për yllin e Realit…

Qëndrimi i mesfushorit spanjoll Isko te Real Madridi po vihet sërish në pikëpyetje.isko

Teksa ai arriti të rikuperonte besimin e Zinedin Zidan pas disa paraqitjeve të fundit në kampionatin iberik, dilemat për të ardhmen e 27-vjeçarit në Madrid po ngrihen sërish teksa sezoni i ri nuk i garanton vend të sigurtë në formacionin e “Los Blancos”.

Reali do të përforcojë mesfushën gjatë verës dhe lista e pretendetëve për të veshur fanelën e bardhë nuk është e shkurtër: Pogba, Ruiz dhe Van de Bik janë piketuar si emrat e mundshëm që mund të dirigjojnë lojën e 13-herë kampionëve të Europës.

Në këtë situatë, trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola është shfaqur sërish në skenë për të marrë te “Qytetarët” Iskon. Por, edhe nëse Reali i bën dalje spanjollit, largimi do të jetë tepër i kushtueshëm për klubin që dëshiron ta blejë: ikja e Iskos nga Real Madridi mund të realizohet vetëm nëse paguhen 80 milionë € për të.

guardiola

Por, nëse spanjolli vendos të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” për të fituar vendin e titullarit, Reali duhet të heq dorë nga blerjet e mesfushorëve.

Prej mëse 6 vitesh, Isko nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm te Reali, por ka arritur të kontribuojë më së miri sa herë që është aktivizuar, madje duke fituar 4 Liga të Kampioneve.

Related posts

SUPERSFIDA/ Juventusi pret Lazion në shtëpi, ditë e madhe për RONALDON dhe…

Isa.Autor

Messi shkruan historinë e Botërorit me golin perfekt ndaj Nigerisë (VIDEO)

Sadik.Autor

“FANSAT TËRBOHEN ME POSTIMET “TOPLES”/ Erjona Sulejmani i heq të gjitha në pushime (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment