Sport Tennis

“ÇMENDURIA” VJEN NGA AUSTRALIA/ Tenisti godet babain me raketë, e ëma mundohet ta qetësojë (VIDEO)

Një episod shumë i pakëndshëm ka ndodhur në turneun ATP Cup që po zhvillohet në Australi. Tenistët e njohur botëror po duelojnë për shtetet e tyre dhe një ndeshje interesante që ka prodhuar shumë ishte ajo ndërmjet Stefano Tsitsipas dhe Nick Kyrgios. Australiani fitoi 2-1 me sete, 7-6(7), 6-7(3), 7-6(5).

Tsitsipas humbi setin e parë dhe reagoi shumë keq duke goditur rraketën e tenisit. Ai e goditi dy herë dhe në momentin e dytë kapi dhe babin e tij që e ka për trajner. U duk qartë se goditi padashje, por që i shkatkoi dhimbje të mëdha në dorë.

Mamaja e Tsitsipas zbriti menjëherë te shkallët duke u munduar të qetësojë djalin e tij. E gjithë skena ishte mjaft e sikletshme. Sjellja e tij nuk e ndihmoi në fund lojtarit, pasi Kyrgios arriti të fitojë ndaj kundërshtarit të tij.

Related posts

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

ZIDANE “TREMB” ALLEGRIN/ Por emri i francezit lakohet edhe në Paris e Londër

F.autor

ZYRTARE/ Pas rezultateve negative, ish-trajneri i Milan-it shkarkohet nga klubi i Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment