Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË I HUAZUAR NGA PARTIZANI/ Ja kur do të prezantohet Jasir Asani tek klubi i ri në Suedi

Jasir Asani është prezantuar ditën e sotme te klubi i ri i AIK Stokholm, ku është i huazuar nga Partizani me të drejtën e blerjes.

Futbollisti pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re ditën e nesërme, kur këta të fundit do të zhvillojnë edhe një miqësore.

Pikërisht kjo është komunikuar vetë nga klubi suedez, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë prezantuar Asanin, duke e shoqëruar edhe me shkrimin: “Nesër do të shohim në fushë për herë të parë blerjen e janarit, Jasir Asani”.

Asani do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit aktual, dhe në rast se bind drejtuesit me paraqitjet e tij, do blihet përfundimisht kartoni i tij nga Partizani.

Related posts

Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij Sam Cooke, janë çifti më simpatik në Premier League

Sadik.Autor

DUAN TË DOMINOJNË/ Mbi 1 miliard euro për blerje, SERIE A thyen një REKORD (STATISTIKA)

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË MERKATOJE/ Ylli Cavani: Ja arsyeja e vërtetë që kam refuzuar Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment