Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ka fituar 8 kampionate si drejtues, Interi nis kontaktet me portugezin 51-vjeçar…

Interi ka kontaktuar Antero Henrique dhe i ka ofruar t’i bashkohet ekipit të menaxhimit sipas një raporti nga francezja Le10Sport.

Që kur u largua nga posti i drejtorit sportiv te Paris Saint-Germain, portugezi 51-vjeçar është kontaktuar nga shumë klube europiane dhe kineze dhe Interi është i fundit që e ka kontaktuar.

Në karrierën e tij si drejtues, Henrique ka fituar 8 kampionate, 1 me PSG-në dhe 7 me Porto-n.

Gjithsesi raporti nuk e specifikon në mënyrë ekzakte se çfarë pozicioni ka menduar Interi për të, por pritet të mos ketë përplasje me rolin e Piero Ausilio.

Ausilio pritet të vazhdojë në rolin e drejtorit sportiv të paktën deri në vitin 2022.

Related posts

“The Guardian” krahason Shqipërinë me Ugandën: Jetojnë nga bastet, njerëz të dyshimtë…

Sadik.Autor

“JA KUSH MË ELIMINOI NGA BELGJIKA”/ Rrëfehet Nainggolan: Cigaret? Më ndihmojnë për…

Delo.autor

SHAKIRA PRANON TË FALË TRADHËTINË E PIQUE? Zbulohen prapaskenat e historisë së çiftit të njohur

F.autor

Leave a Comment