Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ISH-YJET E KOMBËTARES VIZITOJNË TË PREKURIT NGA TËRMETI/ Strakosha: Duhet të falënderojmë fqinjët…

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Kjo është motoja e ndeshjes miqësore që yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë mes tyre sot me nisje në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Para fillimit të kësaj ndeshje, ditën e sotme ish-futbollistët e Kombëtares kanë vizituar familjet e prekura nga tërmeti, ku fillimisht kanë vizituar qendrën vullnetare të ngritur në Bubq.

Pikërisht për këtë, një legjendë si Foto Strakosha, i ka falënderuar të gjithë që kanë pranuar të marrin pjesë, në një kauzë të tillë. “Këtë ndihmë po e bëjmë sepse duhet të gjendemi pranë këtyre njerëzve në këto momente të vështira. Të gjithë këta futbollistë që janë pjesë e historisë së futbollit të këtij vendi kanë qenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Janë për t’u përgëzuar edhe kombëtarja e veteranëve të Greqisë, Turqisë dhe Italisë, të cilët janë pjesë e kësaj kauze. Nuk ia vlen të thuash më asgjë tjetër, përveçse në momente të vështira ka shumë vlerë të jemi sa më pranë njëri-tjetrit.”, u shpreh Strahosha.

kombetarja ne bubq

Related posts

KOMBËTARJA U-18/ Boksieri i talentuar shqiptar siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Delo.autor

Drejtori i Romës refuzon kalimin te Milan ose Barcelona…

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Policia “blindon” zonën rreth stadiumit “Air Albania”, tifozët i nënshtrohen kontrolleve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment