Futboll La Liga Sport

TRAJNERI VALVERDE RREZIKON SHKARKIMIN/ Barcelona nis kontaktet me Xavi Hernandez!

Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës nga Atletico e Madridit si dhe ecurisë së dobët në javët e fundit, te Barcelona po mendojnë të shkarkojnë nga detyra Ernesto Valverden.

Sipas mediave spanjolle, një delegacion i klubit blaugrana ka udhëtuar drejt Dohas në Katar për të bindur ish-mesfushorin e Barçës Xavi Hernandez aktualisht në drejtimin e Al Sadd të marrë drejtimin e Barcelonës.

Mendohej se Valverde do ta mbyllte edhe këtë sezon në stolin e Barçës por paraqitjet e skuadrës në ndeshjet e fundit kanë vënë në dyshim të ardhmen dhe presidenti Bartomeu po mendon seriozisht të rikthejë në klub Xavi Hernandez tashmë në rolin e trajnerit pasi ky i fundit e njeh shumë mirë ambientin blaugrana.

Related posts

Torino heq dorë nga Okaka, ‘Granatat’ kërkojnë me ngulm Borinin e Milanit

Q.Autor

Jorginho: Ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli kampionë

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Dinamo. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment