Moto GP Të tjera

Lorenzo optimist: E njoh më mirë motorin Ducati, pres më shumë

Po afrohet momenti i sesionit të dytë të testeve dimërore në Moto Gp dhe skuadrat janë gati të shohin situatën në prag të fillimit të Botërorit. Motori Ducati shkëlqeu në sesionin e parë të zhvilluar para dy javësh në Sepang, ndërkohë që këtë javë do të garohet në pistën e Tajlandës. Në pistën e Sepang, ai që shkëlqeu ishte spanjolli Jorge Lorenzo, që dha kohën më të mirë, gjë të cilën ai dëshiron ta realizojë edhe këtë javë. “Nuk mund të parashikoj asgjë, por unë dhe Ducati do të provojmë të fitojmë Botërorin. Dhe këto teste që zhvillojmë janë të rëndësishme për të hedhur bazat e së ardhmes”, u shpreh Jorge Lorenzo.

 

Nëse do të kemi të njëjtin nivel si në Sepang, atëherë mund të duelojmë ndaj kujtdo për titullin. Motori po paraqitet mirë dhe kemi një ndjesi pozitive. Jemi më të shpejtë krahasuar me 2017-ën dhe motori i ri i përshtatet shumë stilit tim. Kemi provuar disa gjëra të reja dhe do të vazhdojmë të testojmë ndryshimet e tjera që kemi programuar për në Tajlandë. Jemi të kënaqur, por do të vazhdojmë të punojmë, pasi rivaliteti është i madh”, deklaroi Lorenzo, që vjet zhgënjeu në kampionat, duke mos fituar asnjë garë në sezonin e parë me Ducati. “Tani e njoh më mirë motorin, ndaj pres më shumë nga ai”, tha Lorenzo.

Related posts

“NËSE NJË DITË…”/ Marquez kopjon Rossin dhe zbulon sekretin, ja gara ku ëndërron të garojë

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Wilder kërcënon Tyson Fury: Këtë herë nuk ke se ku të fshihesh

Delo.autor

Nadal luan tenis me kombëtaren në një fushë të dueleve me dema

Sadik.Autor

Leave a Comment