Futboll Ndeshjet Live Sport

MIQËSORJA E YJEVE/ Kombëtarja nuk ia del, Italia shkon në finale pas triumfit me penallti

Startoi në orën 18:10, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Shqipëri-Itali ishte sfida e parë që do të zhvillohet në këtë turne. Kuqezinjtë u përballën me të kaltërit që drejtohen nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo do të jetë sfida e parë e De Biazit, kundër Shqipërisë. Kujtojmë që të gjitha përballjet do të luhen nga 35 minuta!

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që italianët triumfuan me penallti 3-2. Për kuqezinjtë gaboi Klodian Duro!

Related posts

KOHË FUSHATE/ FSHF kujtohet për investimet: Ja sa paguam për kompleksin e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA EUROPA LEAGUE ME CHELSEAN/ Xhaka beson: Ta fitojmë trofeun për Mkhitaryan, zhgënjyese që…

Delo.autor

Xavi kundër Maradonës: MESSI është lider absolut, një “bishë” konkuruese

Isa.Autor

Leave a Comment