Futboll La Liga

Sevilla i falet Sergio Ricos, për të “thyer” Gironan

Falë një super Sergio Rico që priti një 11-metërsh dhe ndali disa tentative të sulmuesve të Gironas, Sevilla u rikthye te fitorja në La Liga.

Në Ramon Sanchez Pizjuan, andaluzianët e Montellës mposhtën 1-0 surprizën e vërtetë të këtiij sezoni në La Liga me një gol të Joaquin Correas në sekondat e para të pjesës së dytë. Në fundin e pjesës së parë Sergio Rico ndali tentativën e Aday nga pika e bardhë e penalltisë, por portieri i Sevillas u shfaq në superformë edhe në disa raste të tjera duke evituar gola të sigurtë me pritjet e tij.

Me këtë fitore skuadra e Montellës që pak ditë më parë siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit, u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Valencia e vendit të 4-t që luan në mbrëmje derbin ndaj Levantes.

Related posts

Milani pranë shkarkimit të Gattusos, e pabesueshme kush pritet ta zëvendësojë

Delo.autor

RRITET BILANCI TRAGJIK/ Kanë humbur jetën PRONARI dhe 4 PERSONA, të cilët ishin…(FOTO)

Isa.Autor

GATTUSO NË ALARM/ Nuk ka “mëshirë” për Higuain: Konfirmohet pezullimi i sulmuesit të Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment