Formula 1 Të tjera

Horner: Edhe Red Bulli është për titull

Në prag të nisjes së Botërorit të Formula 1, drejtori i skuadrës Red Bull, Christian Horner ka folur në lidhje me përgatitjet që ka kryer ekipi.  Sipas Horner, Red Bulli i këtij viti dukshëm do të jetë më i mirë se ai sezonit të kaluar. Madje, ai shfaqet i bindur që skuadra e tyre do të jetë një prej pretendetëve kryesorë.

“Ndryshe nga sezonet e fundit, ku kemi hasur jo pak vështirsi, këtë herë gjërat janë ndryshe. Deri më tani çdo gjë ka ecuar sipas planifikimeve, ndaj me padurim  presim që të zbresim sërish në pistë për të testuar makinën tonë të re. Ne jemi gati dhe të jeni të bindur se  do të shihni që nuk do të jenë vetëm Ferrari e Mercedes për titull, por edhe Red Bull”.

Më tej Horner deklaroi se forca e skuadrës do të dallohet që në garat e para, teksa beson shumë në aftësitë e dy pilotëve, Verstappen dhe Ricciardo.

“Do ta shihni që në testet e para forcën tonë. Jemi të shpejtë dhe besojmë se Verstappen e Ricciardo falë edhe aftësive të tyre do të dinë të përfitojnë nga makina që do t’u japim. Ndryshimet e bëra tek Red Bulli nuk do zhgënjejnë askënd. Kjo është pak, por e sigurtë.”

Related posts

NBA/ Në Shtëpinë e Bardhë LeBron është më i rëndësishëm se Berlusconi

Sadik.Autor

MBYLLET SFIDA PËR 5 SEKONDA/ Shënohet “knock-out” më i shpejtë në historië e UFC (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment