Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRPLASJA MES LUFTËTARIT DHE LAÇIT/ Reagon FSHF: Çështja është në gjykim, ja kur do

Pas përplasjes mes klubeve të Luftëtarit dhe Laçit në lidhje me futbollistin Donald Rapo, dje ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zyra juridike në FSHF, përmes drejtorit të saj, Aldi Topçiu, për “Panorama Sport” bëri këtë sqarim: “Kjo çështje është në gjykim. Javën e ardhshme mund të kemi një vendim. Kaq mund të them për momentin”. Ndërkohë, kjo deklaratë konfirmon se lojtari ka bërë padi në FSHF ndaj Luftëtarit, mirëpo nga ana tjetër, vetë klubi gjirokastrit e mohon diçka të tillë.

Të paktën, deri dje në pasdite, vetë presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, insistonte se nga institucioni i futbollit shqiptar nuk ka marrë asnjë lajmërim për një padi të mundshme nga lojtari Donald Rapo. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo çështje, teksa fillimisht ishte vetë lojtari që më 4 janar shpalli “divorcin” me klubin gjirokastrit.

Related posts

Amadou Haidara shënon golin e parë ndaj Marseille

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare të futbollit

Delo.autor

ZBULOHET “KARTA CR7″/ Portugezi i bën “gol” Juves. “Zonja e Vjetër” rrezikon një super gjobë

F.autor

Leave a Comment