Futboll Kategoria Superiore Sport

GRUMBULLIMI I PARË/ Futbollisti i Partizanit gati për debutimin me fanellën e Kosovës (FOTO)

Mesfushori i Partizanit, Ron Broja është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndodhet në Doha të Katarit ku po përgatitet për miqësoren e nesërme me Suedinë.

Broja Kosova

Pas disa ditësh stërvitjeje me grupin, klubi e ka lënë të lirë Brojën që të bashkohet me “Dardanët”. Mesfushori i Partizanit është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të përfaqësueses së Kosovës dhe për atë është një ndjenjë e veçantë. Broja e shikon si shans këtë takim për të treguar vlerat edhe me “Dardanët”.

Broja Kosova

Ndërkohë së fundi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq, i ka uruar suksese futbollistit 23-vjeçar në këtë aventurë të parë me përfaqësuesen e tij.

Related posts

BARCELONA-ESPANYOL/ “Katalanasit” në avantazh falë një autogoli

Delo.autor

Skedina që iu bën me para, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’

Q.Autor

ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja Tottenham-Rennes për Conference League, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment