Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “OLIMPICO”/ “Zonja e Vjetër” mposht Romën dhe shpallet kampione dimri

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 1-2 Romën në “Olimpico”, duke marrë kryesimin e Serisë A dhe duke  u shpallur kampion dimri.

Bardhzinjtë e Sarrit shënuan 2 gola të shpejtë në pjesën e parë me Demiral në minutën e 3-të, ndërkohë që Kristiano Ronaldo dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.

Një pjesë e parë tepër e luftuar, ku gjyqtari nxori nga xhepi plot 6 kartonë të verdhë ndërkohë që Demiral dhe Zaniolo lanë fushën e lojës të dëmtuar.

Në pjesën e dytë, romanistët tentuan ta rihapnin sfidën duke shënuar me Perrotin, nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Roma nuk arriti të dilte me pikë nga kjo sfidë. Me triumfin e sotëm Juventusi u ngjit në kuotën e 48 pikëve, ndërkohë që Roma renditet në vendin e 5-të me 35 pikë, po aq sa Atalanta.

Related posts

PUNË E KRYER/ Kovacic në Chelsea për 50 milionë euro (FOTO)

F.autor

“EURO 2020″/ “La Repubblica” publikon listë. Franca dhe Italia shkëlqejnë, ja notat e pretendenteve…

Delo.autor

RENDITJA/ Partizani SUPER, ndjek Skënderbeu. Tirana “zhytet” në vendet e mbijetesës

Isa.Autor

Leave a Comment