Futboll Sport

IU BLLOKUA MERKATO/ Rregullorja e FIFA-s jep shpresë për Flamurtarin dhe Luftëtarin

Ditët e fundit dy klube të Superligës Flamurtari dhe Luftëtari janë tronditur nga vendimi i FIFA-s për ti bllokuar merkaton si pasojë e detyrimeve të prapambetura ndaj futbollistëve. Të dy klubet renditen në vendet e fundit në klasifikim dhe merkato e janarit shihej si shpëtim për të mos rënë nga kategoria. Por duke iu referuar rregullores së FIFA-s si Flamurtari ashtu edhe Luftëtari mund të kenë ende shpresë për të ndërhyrë në merkato në rast se shlyejn detyrimet ndaj futbollistëve që kanë fituar gjyqin në FIFA.

Ndërkohë për tu habitur është qëndrimi i drejtuesve të dy klubeve, të cilët e kanë mohuar një vendim të tillë nga FIFA në kurriz të klubeve të tyre. Konkretisht administrator i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, me kompetencë ka deklaruar:

“E përsëris në mënyrë të drejtëpërdrejtë, me përgjegjësinë time të plotë, ne do të ndërhyjmë në merkato shumë fort. Pjesën tjetër pastaj prisni datën 21, 22 dhe shikoni: ka një shkresë të tillë apo jo?”

Numri 1 i klubit vlonjat më tej shtoi se pas ndërhyrjes në merkato ekipi do të jetë konkurues:

“Flamurtari do të jetë një ekip I denjë për të vazhduar me dinjitet fazën e mbetur të kampionatit. Për ne nuk do tyë jetë për luftë a vdekje, por për shpirtin dhe dinjitetin tonë.”

Related posts

Skënderbeu-Lushnja/ Ka menjëherë gol në Korçë, Soue kalon në avantazh vendasit

Q.Autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon sërish Benzema

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i kombëtares mund të transferohet tek Napoli

Isa.Autor

Leave a Comment