Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Shans i artë për Piatek ndaj Spal, titullar përkrah Leaos

Pas suksesit ndaj Cagliarit dhe në valën e merkatos, Milani përgatitet të zbresë sonte në fushë ndaj SPAL në Kupën e Italisë, faza e 1/8-tave. Kuqezinjtë e Piolit luajnë në “San Siro” dhe priten jo më shumë se 30 mijë tifozë, siç edhe është normale për këtë kompeticion.

Megjithatë, Kupa mbetet objektiv për këtë sezon për “Djallin”. Pioli ka lënë në stol Ibrahimovic për të mos e shtrydhur duke qenë se kishte dy muaj pa luajtur dhe në Kaljari qëndroi 96 minuta në fushë. Shans i artë për Piatek, titullar përkrah Leaos në skemën 4-4-2. Sërish stol Suso dhe Paqueta, ndërsa do të debutojë Simon Kjaer në mbrojtje.

Në portë, Antonio Donnarumma, pasi Begovic ende nuk është gati, por me Udinesen pritet të luajë boshnjaku nëse nuk rikuperon Gigio Donnarumma.

Milan (4-4-2): A. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Krunic, Bennacer, Bonaventura; Rebic, Piatek.

Related posts

Ish-mesfushori i Inter denoncohet për trafik kokaine!

Sadik.Autor

Franca i jep LEKSION Argjentinës, Mpappe “FLAK” Messin jashtë Botërorit “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON BISEDËN PËR EKIPIN FITUES TË PREMIER/ Jonathan Walters: Ferguson ka thënë se titullin e merr…

Delo.autor

Leave a Comment