Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Federata Spanjolle merr vendimin përfundimtar për “heroin” Valverde

Futbollisti i Real Madridit Fede Valverde humbet sfidën kundër Sevijas që luhet këtë të shtunë.

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_200113093615-real-madrid-tackle

Komiteti i Garës në Federatën Spanjolle të Futbollit përjashtoi për 1 takim mesfushorin uruguajan të madrilenëve për kartonin e kuq që mori në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Madridit, ku i ndërhyri nga pas sulmuesit Alvaro Morata.

21-vjeçari i hoqi mundësinë e artë bardhekuqve për të shënuar. Komisioni i Garës u bazua në raportin e arbitrit të finales Sançez Martinez.

Edhe pse u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e kryer ndaj Moratës, Valverde u shpall “Lojtari i ndeshjes” Real Madrid-Atletiko Madrid, ku skuadra e Zidan fitoi nga raundi i penalltive 4-1. Për sakrificën e bërë në emër të ekipit, Valverde u shpall nga madrilenët si hero i tyre.

Related posts

“SHQIPËRIA VEND I KOMPLIKUAR”/ Panucci: Duka ka bërë disa deklarata të shëmtuara ndaj meje!

Delo.autor

Hamilton “fluturon” dhe fiton provat e lira në Silverstone, ndjekin Bottas dhe Vettel

Isa.Autor

RRËFEN FITUESI I “TOPIT TË ARTË”/ Mesfushori Modric: Ky ka qenë momenti më i keq i karrierës sime

Delo.autor

Leave a Comment