Bundesliga Futboll I pakategorizuar Sport

U LARGUA NGA INTER NË FORMË HUAZIMI/ Sulmuesi Perisic do të kthehet te “Zikaltërit” në…

Ivan Perisiç u largua nga Interi në merkaton e verës, për të kaluar te Bajerni në formën e huazimit, me bavarezët që kanë edhe të drejtën e blerjes së futbollistit.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Bild”, te Bajerni kanë vendosur që të mos e blejnë sulmuesin kroat dhe ta kthejnë te Interi në fund të sezonit. Përisiç ka luajtur rregullisht me gjermanët, duke bërë 12 paraqitje në kampionat dhe 6 të tjera në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se drejtuesit nuk kanë në plan të shpenzojnë 20 milionë euro për 30-vjeçarin dhe kanë vendosur që ta kthejnë përsëri te zikaltërit. Perisiç u largua nga Interi në fund të merkatos së kaluar, pasi nuk përshtatej me skemën 3-5-2 të Kontes.

Related posts

MALLKIMI IBRAHIMOVIC/ Dy fytyrat e Zlatanit me dy periudha të ndryshme. Tani ka një problem

Delo.autor

Rinovon me Man. City, Gabriel Jesus lumturon “LIVE” nënën e tij

Isa.Autor

STRATEGJIA E TRANSFERIMIT/ De Ligt mban pezull Barcelonën për klubin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment