Futboll Sport

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me mesfushorin moldav, kompletohet reparti ofensiv

Pas fazës përgatitore në Ohër, klubi i Vllaznisë është kthyer në Shkodër dhe po bën përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Flamurtarin të martën pasdite, që do të jetë edhe i pari takim zyrtar për vitin 2020.

Shkodranët kanë bërë paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit, duke grumbulluar 23 pikë në 17 ndeshje, ndërsa janë shfaqur si një skuadër shumë solide në mbrojtje, por që vuan në gjetjen e golave.

Pikërisht në repartin e avancuar u përqendrua edhe merkatoja e klubit shkodran gjatë këtij muaji, teksa pas sulmuesit nga Maqedonia Veriore, Simeon Hristov, sot u prezantua zyrtarisht edhe moldavi Eugen Sidorenco.

Ky i fundit luan si mesfushor i avancuar dhe ka një eksperiencë të gjerë edhe në kombëtaren e vendit të tij, ndërsa pas fazës përgatitore në Ohër, ka bindur stafin dhe drejtuesit, dhe sot është prezantuar zyrtarisht në klubin shkodran.

Me këta të dy, por edhe Likën, Shtubinën e Zogajn, që mbajtën peshën e repartit të avancuar në pjesën e parë të sezonit, Vllaznia synon të shënojë shumë më tepër gola dhe të tentojë një vend në zonën europiane të renditjes.

Image

Related posts

Refuzoi ofertën 30 milionë euro nga Liverpool, Lacio rrit çmimin e Thomas Strakoshës

Sadik.Autor

PAS DY HUMBJESH RADHAZI/ Milan mposht Benevento-n falë dyshes Calhanoglu-Hernandez

Delo.autor

Juventusi si supermarket, PSG-ja dhe Murinjo tentojnë të “zhvasin” zonjën e vjetër

Q.Autor

Leave a Comment